Kurrë mos më krahaso me të tjerët sepse Unë jam thjeshte Unë! Respektoj
ata që më respektojnë.
Më pëlqejnë shakatë por ato që nuk prekin dhe ulin
personalitetin tim.
Nuk më pëlqen të luaj me ndjenjat e të tjerëve dhe prandaj
në shumicën e rasteve i them gjërat troç ashtu siç i mendoj, ashtu siç i ndjej
me zemer.
Nuk më pëlqen të gjykoj jetën e të tjerëve, por nuk lejoj të gjykojnë
as jetën time.
Jam me mendimin që duhet të bëjmë në jetë atë që na bën të
lumtur dhe jo atë që duhet bërë.
Jeta është shumë e shkurtër për tu marrë me
gjëra pa vlerë ndaj nuk keqkuptohem kollaj. Jam një njeri me horizont të hapur,
mundohem ti shikoj njerëzit më thellë.
Nuk bazohem kurrë vetëm te aparenca, nuk
më interesojnë fjalët e bukura, vlerësoj gjestet e vogla por me shumë kuptim.
Nuk dua t'ja di se kush ka lekë dhe kush nuk ka, secili i ka për vete.
Urrej
ata njerëz që mburren për pamjen fizike dhe për pasurinë që mund të kenë.
Më
pëlqen ti shikoj njerëzit në sy kur flas, më pëlqen të lexoj sytë e njerëzve
sepse aty fshihen shumë fjalë që goja nuk mund ti shqiptojë.
Jam shumë tip i
ndjeshëm, shpeshherë e fsheh mërzitjen time pas një shakaje ironike.
Nuk jam perfekt dhe nuk dua njerëz perfekt në jetën time, dua njerëz të
Vërtetë. Nuk ndryshoj për asnjeri në këtë botë, kush më do më pranon për këtë
që jam.
Di të fal dhe kërkoj falje sepse të gjithë gabojmë në jetë.
Nuk besoj
kollaj në njerëz por që të ketë dikush besimin tim duhet ta fitojë atë duke ma
treguar me fakte.
Preferoj të më urrejnë sesa të më mëshirojnë.
Kush me njeh Mi di
Vlerat!
Dhe nga e vetmja gjë që kam frikë është ZOTI !!
Blogo e bukur yllo
Blog shume domethenes,I ka then Bora fjalet e mija.
Më pëlqen ti shikoj njerëzit në sy kur flas, më pëlqen të lexoj sytë e njerëzve sepse aty fshihen shumë fjalë që goja nuk mund ti shqiptojë.
Perfect *ROSE* *OK*
Super
Thenje e mrekullueshme.........
Nese deshiron ta dije vleren tende duhet edhe ti te ja dish vleren tjetrit qe te do :D p.s. sikurse un :D