Cute-anime-says-hello.gif

Vitin e Ri kinezët e festojnë më 8 shkurt, si dhe fillimin e mbizotërimit të shenjës së horoskopit, Majmunit. Në vijim ju paraqesim vitet, çfarë jeni sipas këtij horoskopi dhe çfarë parashikohet për ju.

Miu – Vitet e lindjes (1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008)

Është momenti i duhur ta përfundoni atë që e keni nisur vitin e kaluar. Pasionin nga dashuria e vjetër do ta harroni dhe nga fundi i vitit 2016 do të njiheni me njerëz të rinj. Mundi që e keni vendosur në jetën plot me dashuri, përfundimisht do të ecë tutje. Dallimet në mendime me personin tjetër mund të krijojnë probleme. Në punë, mund ta keni të vështirë t’i realizoni projektet. Sido që të jetë, përkujdesuni që atë që keni menduar ta çoni deri në fund. Kokëfortësia e kolegëve mundet t’ju paraqesë telashe. Gjithçka do të rregullohet, por nevojitet më shumë punë dhe mund. Nga financat gjithçka është në rregull, e kjo është koha e duhur t’i ktheni borxhet e vjetra. Në familje do të ketë harmoni.

Bualli – Vitet e lindjes (1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009)

Shfrytëzoni secilën mundësi të ofruar, e secilën pengesë ta kaloni me lehtësi. Ata që janë në martesë mund të kenë probleme të vogla me partnerin, e ata që argëtohen së bashku, le të martohen. Ata që planifikojnë fëmijë, mund të presin lajme të mira. Karriera në gjysmën e parë të vitit do të duhet të kontrollohet, sidomos në financa. Mirëpo, me fundin e vitit mundet të vijë deri te disa komplikime, prandaj duhet të keni kujdes me të hollat dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Në familje gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. Për juve ky do të jetë një vit i mbarë.

Tigri – Vitet e lindjes (1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010)

Ky vit do të sjellë mjaft shumë ndryshime në karakterin tuaj. Gjithçka që keni planifikuar në vitin paraprak, në 2016 do të realizohen, e ju do të provoni që të bëheni person edhe më i mirë. Ata që janë të martuar, duhet t’i dëgjojnë këshillat e bashkëshortit, bashkëshortes, e kjo është një periudhë e mirë në planifikimin e planeve. Karriera do t’ju sjellë shumë sfida. Do të investoni të holla në renovimin e shtëpisë, e kjo mundet t’ju sjellë vështirësi financiare. Sa i përket shëndetit, ju sugjerohen ushtrime dhe ushqim i shëndetshëm. Lidhjet me familjen dhe miqtë do të jenë në harmoni derisa në dashuri mund të keni komplikime.

Lepuri – Vitet e lindjes (1927,1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011)

Duket se gjatë këtij viti do të jeni shumë emocionues, e që në fillim të këtij vitit do t’i zgjidhni vështirësitë emocionale. Muajt e parë do të jenë të vështirë për ata të martuarit, por kah mesi i vitit gjithçka do të jetë në rregull, dhe gjërat në dashuri do ta marrin të mbarën. Në punë do të keni më shumë vetëbesim, shmangni detyrat shtesë, ndërsa që përfundoni punët me afat. Të punësuarit presin rritje pagash, por të hollat përcaktoni dhe investoni aty ku duhet. Bëni disa investime të mira dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Problemet emocionale dëmtojnë shëndetin tënd, e kjo vërehet edhe në punë. Largojeni stresin, ju ndihmon muzika me këtë rast apo ndonjë hobi tjetër. Me familjen do të keni marrëdhënie të hatashme.

Kuçedra – Viti i lindjes (1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012)

Ky vit do t’ju sjellë përvoja të reja në punë. Gjatë vitit do të jeni të përqendruar në jetën në dashuri, e cila nga mesi i vitit mund të komplikohet dhe mos e fajësoni veten tuaj për shkakun se lidhja juaj ka dështuar. Dashurinë e jetës tuaj mund ta takoni në një takim pune, e do të përparoni edhe në këtë aspekt. Në fund të vitit ju pret një fitim financiar, por të hollat i shpenzoni me kujdes. Shëndetin e keni mirë, por përkujdesuni të pushoni mjaftueshëm. Në fund të vitit mund të keni probleme familjare.

Gjarpri – Vitet e lindjes (1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013)

Aftësitë tuaja si tregtar do të dëshmohen në shkëlqim të plotë gjatë këtij viti, kështu që për shkak të kësaj në mënyrë të duhur do t’i promovoni produktet tuaja. Në dashuri duhet të jeni të mençur dhe të mos lejoni që t’ju mashtrojë dukja. Dëshira për kënaqësi fizike do t’ju shtyjë që të dashuroheni në personin e gabuar. Në aspektin profesional mund të bëheni kërcënim për kolegët në vendin e punës, kështu që do të ishte mirë që t’u ofroni pak hapësirë veprimi edhe atyre. Kontrollojini më mirë shpenzimet dhe shmangini kreditë. Shëndetin do ta keni të mirë, por nuk do të ishte keq nëse do të fillonit të merreni me ndonjë sport. Dëshira për pavarësim do të krijojë probleme në familje. Ndani më shumë kohë për vete dhe përkushtojuni fëmijëve.

Kali – Vitet e lindjes (1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014)

Gjatë këtij viti ju pret suksesi në jetën profesionale, e puna e zellshme do t’ju shpaguhet. Nëse dëshironi harmoni në lidhje, respektojini dëshirat e partnerit, e nëse ekzistojnë mosmarrëveshje përpiquni që t’i zgjidhni ato. Ju presin udhëtime të shumta. Afaristët duhet të jenë të hapur për bashkëpunëtorë të rinj, por edhe të merren me disa sfida financiare. Shëndeti do të jetë kryesisht i mirë dhe do të jeni më të fortë në aspektin emocional. Në mes të vitit mund t’i përjetoni disa probleme shëndetësore, të cilat nuk guxoni t’i injoroni. Kaloni më shumë kohë me familjen dhe raportet do të përmirësohen.

Dhia – Vitet e lindjes (1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015)

Këtë vit edhe më tepër do të afroheni me ata persona që janë të rëndësishëm në jetën tuaj. Shumicën e kohës do ta kaloni në rrethin familjar. Viti që ka filluar me një nivel të shkëlqyer në jetën e dashurisë mund të lëkundet pak në gjysmën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të mira për biznes dhe do të jeni të kënaqur me arritjet tuaja. Financat do të jenë stabile, e ndoshta do të investoni edhe në ndonjë biznes të ri. Sa i përket shëndetit, në aspektin psikik do të ndjeheni mirë, e kjo do të reflektohet edhe në shëndetin tuaj fizik. Atmosfera në shtëpi do të jetë harmonike, ndërsa fëmijët do të sjellin gëzim. Për studentët, ky vit do të sjellë mundësi të mira, .

Majmuni – Vitet e lindjes (1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004)

Majmuni mban pozitën e nëntë në horoskopin kinez dhe është shenjë e shumë karakteristikave pozitive. Personat që i takojnë kësaj shenje janë kureshtarë, mendjemprehtë, të gëzuar dhe lozonjarë. Personat e lindur në vitin e majmunit janë gjithashtu edhe persona komikë. Edhe pse nuk kanë qëllime të këqija majmunët nganjëherë mund t’u shkaktojnë të tjerëve lëndime shpirtërore me mahitë e tyre. Majmunët në horoskopin kinez kanë shumë virtyte të mira, por nganjëherë është vështirë të shihen si pozitivë për shkak të mahive të tyre. Shenja e majmunit e preferon qytetin dhe mënyrën dinamike të të jetuarit. Gjithashtu janë persona shumë socialë dhe ata i ndjek fati mirë dhe jeta e lumtur. Nëse nuk jeni në lidhje, mos e lëshoni asnjë mundësi për shoqërim, sepse kjo periudhë mund t’jua sjellë një dashuri të re. Në mes të vitit do të keni mundësi për të fituar më shumë para. Shëndeti fizik do të jetë i mirë, por keni kujdes me ushqimin. Mos e lëshoni asnjë rast që të dilni diku me familjen dhe miqtë.

Këndesi – Vitet e lindjes (1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005)

Gjysma e parë e vitit do t’ju sjellë ndryshime të reja në jetë, ndërsa dashuria do të lulëzojë. Në aspektin e karrierës, gjërat do të zhvillohen ngadalë dhe do t’ju duhet që të mësoni shumë gjëra të reja. Financat do të jenë në rregull. Në gjysmën e parë të vitit shëndeti do të jetë i mirë dhe do të keni energji për të gjitha aktivitetet. Në gjysmën e dytë të vitit ka gjasa që t’i përjetoni disa probleme shëndetësore, e për këtë arsye duhet të gjeni kohë për të pushuar. Në rrethin familjar çdo gjë do të jetë stabile, e secili problem do të zgjidhet shumë lehtë,.

Qeni – Vitet e lindjes (1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006)

Gjendja e qetë e mendjes do të jetë prioritet i juaj. Aspektet dashurore janë shumë erotike, ndërsa ata që nuk janë në lidhje do ta kenë mundësinë që ta gjejnë dashurinë e jetës së tyre. Këtë vit do të keni bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët dhe me mbikëqyrësit në punë. Nëse sapo keni filluar punën, kujdesuni që të mos bëni shumë kompromise. Shëndeti do të jetë i mirë, por mos e anashkaloni një kontrollim të zemrës. Puna do t’ju rraskapitë shpesh kështu që kujdesuni që të gjeni kohë të mjaftueshme edhe për të pushuar. Gjërat në shtëpi do të përmirësohen dhe do të zgjidhen disa probleme të vjetra, ky vit do t’i testojë aftësitë tuaja, e të gjitha do t’i tejkaloni nëse investoni pak më shumë mund.

Derri – Vitet e lindjes (1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007)

Këtë vit në aspektin e dashurisë do të shkojë gjithçka siç duhet dhe dëshirat tuaja do të plotësohen. Sa i përket karrierës, jeni krejtësisht të drejtpërdrejtë dhe dini se çfarë dëshironi. Jini më të kujdesshëm dhe mos lejoni që kolegët ose mbikëqyrësit t’jua prishin lidhjet private. Kurseni para dhe i investoni ato në mënyrë të mençur. Në gjysmën e parë të vitit shëndeti do të jetë i mirë, ndërsa më vonë do t’ju përfshijë lodhja. Do të kaloni mjaft kohë në shtëpi dhe ndoshta do ta ndryshoni interierin. Ky vit do të sjellë shumë sfida, por nëse planifikoni paraprakisht, do t’i realizoni të gjitha planet.


380 skatījumu
 
komentāri
dritonii 29.01.2016

Blog e bukur yllo

geni93 16.02.2016

ku asht gjeli...

Blogs
Blogi tiek atjaunināti katras 5 minūtes