KRIPA NE GOTË DHE LIQE
38, Скопје, Македонија

Nje dite nje nxenes i merzitur dhe me shumë telashe me te mbërritur, te mesuesi i tij ia shkarkoi të gjithë arsenalin e halleve dhe vështirësive të jetës.

Mësuesi i tij plot urtësi, i tha:
- ”Po biri im! Bëre mirë që erdhe tek unë. Merr një grusht kripë nga ai thesi aty, hidhe në këtë gotën me ujë, përzieje dhe pije!”

I riu bëri ashtu siç i tha mësuesi. Kur filloi të rrëkëllejë gllënjkat e shëllirës, iu rrudhën buzët dhe iu drodh i gjithë trupi.

Mësuesi e vuri re dhe e pyeti:
- ”Hë? Si tu duk? Çfarë shije kishte?”
- “Shëllirë e gjallë” mezi iu përgjigj i riu.
Tani merr të njëjtën sasi kripe dhe më ndiq pas!”
Të dy dolën jashtë dhe iu afruan një liqeni të vogël, pranë shtëpisë së mësuesit.

Në breg, mësuesi i tha:
- ”Tani hidhe kripën në ujin e liqenit!”
Pasi e hodhi kripën, mësuesi i tha:
- ”Tani, pi ujë nga vendi ku hodhe kripën!” dhe i riu iu bind.
- ”Hë, çfarë shije kishte uji tani? A e ndjeve shijen e kripës?” i tha mesuesi
- ”Jo, aspak.” i tha i riu.

Mësuesi mori qëndrim drejt dhe duke bërë disa hapa, i tha nxënësit të tij të dashur:

MBAJE MEND KËTË URTËSI
”Dhimbjet e jetës i përngjajnë kripës, as më shumë e as më pak.

Sasia e dhimbjes dhe vuajtjes është e njëjta.
Por sasia e vuajtjeve që ndjejmë, varet nga hapësirat tona që krijojmë për këtë dhimbje.

Prandaj, kur vuajmë dhe lëngojmë, ajo që mund të bëjmë është ta zgjerojmë maksimalisht perceptimin dhe ndjesinë tonë për gjërat.

TË LUTEM TY O LEXUES DHE LEXUESE:
Mos u bëj gotë, por bëhu liqen dhe lum që rrjedh!”

25 views
 
Коментари

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes