INTERVISTA/ Flet, nënë Dizi: “Nëse do të rroj deri më 28 Nëntor, Bashkia duhet të më vendosë në podium”
Një grua e pazakontë jeton në Vlorë, jo vetëm pse kapërceu 106 vjetët, e vetmja në qytet me këtë vjetërsi, por ajo ka një memorie, që padyshim do ta fuste në Librin Gines. Mban mënd të gjitha ngjarjet, fill e për pe, gëzimet dhe brengat e jetës, por çudia shkon më tej, ku ajo reciton vjersha apo tekste këngësh deri në 50 vargje. Ildizja i lutet Zotit, që ta lërë deri më 28 Nëntor, që të shohë me sytë e saj festën e 100- vjetorit të Pavarësisë, pasi ajo është dëshmitarja e vetme okulare e asaj dite të madhe. Edhe pse në këtë moshë, nënë Dizi, sikurse i thërrasin të afërmit dhe fqinjët, ka qenë në Amerikë tek i biri, kirurgu Pëllumb Haxhiu, por brenga më e madhe është të shohë Çamërinë, vendlindjen e saj dhe varret e të parëve.
Nga është nënë Dizi dhe çfarë kujtoni nga jeta juaj?
Unë jam Ildize Hate Meme Haxhiu nga fshati Grikohue në Igumenicë të Çamërisë. Në pasaportë sikurse e shihni jam regjistruar më 1906-n. Nuk e di nëse më kanë rritur në moshë, por di të them me siguri se unë jam martuar 17 vjeçe. Jam larguar nga Çamëria më vitin 1944, kam lindur 11 fëmijë, 4 djem e 7 vajza. Më kanë vdekur fëmijë, por dhimbja më e madhe është masakra e grekut ndaj popullsisë çame dhe largimi nga vendlindja. Në vitin 1944 na larguan nga vendlindja dhe fisi ynë u vendos 6 muaj në Fier dhe më pas në Vlorë, ku jetojmë edhe sot. Ika me dhimbje, sepse atje lashë dy varret e vajzave 4 vjeçe, që ishin binjake dhe i kam varrosur në Bodak. Jam e bindur që vajzat, që më vdiqën këtu, Zylo dhe Bare, i morën mësysh. Nuk ishin sëmurë, vdiqën papritur dhe ja si ka ndodhur. Në shtëpi erdhi një grua bëri muhabet dhe kur u largua më ikën vajzat. Vjehrra më kish vënë emrin vajzës sime, Zylo jashtë dëshirës sime. Ajo kish pasur 7 vajza dhe asnjëra nuk i jetoi. Në fakt nuk e dëshirova atë emër se pata merak mos nuk më rron vajza dhe ashtu ndodhi. Ikën kot dhe kjo është një ndër brengat e mia si nënë. Pengjet e nënë Ildizit
Një jetë kaq e gjatë ka shumë pengje, por nuk do të më tresë dheu, nëse nuk shkoj njëherë në Çamëri, të shoh shtëpinë, ku kam lindur, ku jam martuar e kam lindur fëmijë, të shoh varret e vajzave. Unë kisha vizë që të shkoja në Amerikë, por nuk mund të shkoj më vendlindje. Kjo është një padrejtësi e madhe. Peng do të më mbetet edhe nëse nuk arrij të jetoj deri më 28 Nëntor, që është 100- vjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Jam dëshmitare okulare, kujtoj si sot ditën kur Ismail Qemali dhe burrat e tjerë, ngritën flamurin në Vlorë. Nuk besoj të ketë ndonjë dëshmitar tjetër, ndaj, nëse rroj, kryetari i bashkisë duhet të më vendosë në podium të festës.
Kjo nena Ildize po meritojka gjdo gje,te lumt Saura per ket bllog te bukur :-)
Ishalla rron deri ne dt 28 dhe i plotesohet deshira e podiumit , te flm .
Dhasht zoti gjitha te mirat per ket NEN
deri sa ajo te ket jet.
edhe jete te lumtur te dhasht zoti
urime nene Ildize 100 vjetorin e pavaresis dhe festen e flamurit shqipetar
si gjith nishi je a *ANGEL* *ANGEL* *KISSING*