Tregimi i nje nate.
30, Скопје, Македонија

Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja
duke fjetur dhe thash në vete..


- E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë
tek një burrë i huaj, për atë e la shtëpinë e prindërve,
përkëdheljen e prindërve, rehatinë e familjes dhe erdhi
te një burrë i cili e urdhëron për të mirë dhe e ndalon
nga e keqja. Ajo i shërben atij në gjërat që e kënaqin Allahun dhe burrin e saj...


Pastaj e pyesja veten:



- Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori
kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre.!

- Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër

restorante dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj
gjendja e familjes në shtëpitë e tyre.!

- Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë
më shumë se sa brenda shtëpisë.!

- Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë
e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim.!

- Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të
tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot.!

- Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe
fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.!

- Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas
grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin
me padurim t’ju kthehet burri i tyre.!

- Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia për të
cilën do të pyeten Ditën e Gjykimit.!

- Si munden disa burra t’i shikojnë grat e tyre duke punuar
dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle.!

- Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e
meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i
shenjtë, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.

30 views
 
Коментари

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes