19.02.2013
Se  di pse....
34, Tirana, Албанија

-Se di pse, por ajo frymarrje e mekur me shpoi si gjembi i nje trendafili ndërsa petalet e njoma i vyshkeshin. As gjak nuk nxorri ai thumbim, shpoi lëkurën e u thye... Se di pse, ai shikim qe me përshkoi deshi te fliste me mua, me pergjerohej e çirrej,nuk fliste cdo gjë e shoqëronte me tinguj. Se di pse, por e ndjej si tani fortesine e eres qe donte te me gerryente e te me shndrontene humnere të pa-ndjenjës. Se di pse, jam lodhur dukë rëndur pas sajë. Kaq e pamëshirshme qënka pse-ja. Se di pse, kto mëndime kaq absurde me vine ne kto momente lavdie. Ne kto momente kur unë jam ulur ne fronin tim e para meje vashat hedhin valle,floke lëshurat perdredhin belin si me magji, e me shikim duan te vjedhin pak nga imagjinata ime. Se di pse, prap tek ti po vij në mendime. Si nje zog fluturan ku nata e shtyn peme ne peme e prag ne prag. Ndoshta ngaqe erresira tremb dhe mbreterit, ndoshta ti i mungon erresirës, ndoshta un jam erresira, zbrazetia, universi i humbur.

5 views
 
Коментари

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes