Me mungon shumm
41, Скопје, Македонија

Doja të them që sot më ke munguar pa fund!
Do të pyesësh pse sot, a nuk ishte sot njëlloj si dje,
sot do të jetë njëlloj me nesër e kurdoherë ?
Ndoshta ke të drejtë dhe Unë nuk mund ta mohoj.
Por mbetet i pamohueshëm fakti që koha që kaloj me Ty
gjithnjë më fluturon shpejt, pa kuptuar, më ikën s'di se si.
E di se sa shumë nevojë kisha sot të të shihja sytë e bukur?
Të të shihja teksa qesh, të shihja qoftë edhe për pak sekonda
fytyrën Tënde të ëmbël? Jo, s'mund ta dish.

Ta kam thënë gjithnjë: vështirësia më e madhe që kemi në jetë
është të shprehim ndjenjat, tu themi njerëzve të shtrenjtë se sa shumë i duam.
Vazhdoj t'i qëndroj të njëjtit mendim,
se mendoj që gjërat speciale vetëm mund të ndihen,
se s'ka fjalë mjaftueshëm të mëdha sa të mund të mbartin ndjesitë e zemrës sonë,
të rrahurat e shpeshta e gjithçka!

E di se sa shumë që të dua?
Ndoshta ajo që dua vërtet thellë brenda Meje
nuk është që ta dish, thjesht dua ta ndjesh!
Ndonjëherë bëhem patetike me këto deklaratat e mia të dashurisë
dhe fare mirë e kuptoj nëse Ti po qesh në këto momente,
por di të them që pavarësisht gjithçkaje
Ti më pëlqen kështu si jam, e di që s'më gjykon si patetike, as të cekët!
E ndiej këtë, e shoh në sytë e Tu.
Të dua shumë, vetëm kaq dua të dish! Që Unë të dua pa fund!!

12 views
 
Коментари

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes